MURRAY
Më i fortë se kurrë më parë
25 January, 2013 @13:51
Britaniku Andy Murray ka arritur të mposhtë në gjysmëfinale të Australian Open, zviceranin Roger Federer 3-2 në sete, me rezultat 6-4, 6-7, 6-3, 6-7 dhe 6-2.
Në ndeshjen spektakulare të përfunduar pak më parë, Murray ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e mposhtur maestron e tenisit, Federer.
Që prej fitores Olimpike, Murray, është bërë person tjetër dhe ka fituar vetëbesimin që i mungonte aq shumë në ndeshjet ndaj tenistëve më të mirë si Federer, Nadal e Djokovic.
Përveç tjerash kjo ka qenë ndeshja e parë ndërmjet Murray dhe Federer që ka përfunduar pas 5 setesh.
Tash Murray në finalen e madhe të së dielës do të ketë punë edhe më të vështirë, duke u ballafaquar me mbrojtësin e titullit, serbin Novak Djokovic.