AZARENKA
Përsëri kampione
26 January, 2013 @12:20
Bellorusja Victoria Azarenka ka arritur që të mbrojë titullin e saj në Australian Open duke e mposhtur kinezen Li Na 2-1 në sete, ku setin e fundit e morri 6-3.
Seti i parë i takoi kinezes Na Li, e cila arriti të mposht numrin një në botë, 6-4, por nuk zgjati shumë, në setin e dytë bellorusja Victoria Azarenka, ia ktheu në të njejtën mënyrë kinezes, 6-4.
Kështu, seti i fundit solli dramë të vërtetë, ku nuk kursehej as gjyqtarja e takimit, rishikimet e shutave, lëndimet e çka tjetër jo, nën reagimet e publikut të cilët ishin në elementin e tyre, si gjithnjë në Melbourne.
Në fund, Azarenka nën lotët e gëzimit përshëndeti publikun fantastik në Melbourne.