NJË AMERIKAN TE VRESHTARËT
Khari Broadway - përforcim tjetër i Grapelandit
8 January, 2025 @18:08
Basketbollisti amerikan Khari Broadway është zyrtarizuar ditë më parë si lojtar i ri i Grapelandit nga Rahoveci. Lojtari në fjalë është basketbollist i pozitës një dhe dy, ndërsa dallohet me pikë të shënuara.
“Grapeland Rahoveci ka kënaqësinë të prezantojë transferin e ri të huaj – Khari Broadëay nga Brooklyn i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Broadëay është lojtar i pozitave 1 dhe 2, një shënues tipik qoftë nga treshet, shkëputjet prej driblimit apo edhe nga depërtimet.
Ai dallohet edhe për lojën shumë të fortë në mbrojtje.
Në sezonin paraprak ai ishte pjesë e Minot State në NCAA2 ku regjistroi mesatare prej 13.5 pikësh për ndeshje, me saktësi prej 45% për tri pikë, 3.8 kërcimeve, 1.3 topave të vjedhur e 80% saktësi nga gjuajtjet e lira.” ka bërë të ditur njoftimi i klubit rahovecian.
Përndryshe Grapeland ka kryer pjesën vjeshtore të stinorit në Ligë të Parë me bilanc 7-0, duke mos pësuar asnjë humbje si dhe duke e mbyllë atë si lider. Ditë më parë, vreshtarët gjithashtu bënë të ditur se arritën marrëveshje për pjesën e mbetur të stinorit dhe me basketbollistin mitrovicas, Burim Zekiqi.