FASK NDËRKOMBËTARIZOHET NGA FIA
Kosova në FIA
4 December, 2015 @12:34
Federata e Auto Sportit të Kosovës (FASK) sot është pranuar edhe zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), ka bërë të ditur vetë FASK-u përmes një njoftimi të dërguar në redaksinë tonë.
Asambleja e FIA-së, në mbledhjen e mbajtur në Paris e ka konfirmuar mbështetjen e saj për FASK-un dhe që nga sot garuesit tanë janë të barabartë me homologët e tyre të vendeve tjera.
Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, është shprehur i kënaqur me këtë të arritur, të cilën garuesit tanë e kishin pritur një kohë të gjatë.
“Pa dyshim se jemi të lumtur për këtë moment, pasi e kemi pritur mjaft gjatë. Ne kemi qenë të bindur se vebdimi i FIA-s do të jetë pozitiv, pasi bashkëpunimi ynë me zyrtarët e saj, pastaj niveli i cilësisë dhe masoviteti i garave që i kemi zhvilluar i kanë parapriprë këtij vendimi. Kjo ka ndodhur si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në automobilizëm, pastaj, komunave, Komitetit Olimpik, Departamentit të Sportit dhe të gjitha intitucioneve tona. Tani na pret punë e madhe, por gjithsesi do ta kemi më lehtë“, ka thënë Rexhepi.