RIKTHEHET EKIPI FRANCEZ
Renault kthehet në Formula 1
4 December, 2015 @9:33
Duke e marrë ekipin e Lotusit, Renault do të rikthehet në shpejtësitë e Formula 1, ka bërë të ditur soy BBC Sports.
Gjiganti francez i kerreve më në fund ka vendosur që t’i kthehet garës më të shpejtë në botë.
“Kemi pasur dy opcione. Të kthehemi 100%, ose ta lëmë krejt këtë punë. Pas një studimi të detajuar, vendosa që Renault të jetë pjesë e F1 që nga viti 2016,” ka thënë Carlos Ghosn, kreu i Renault.
Renault pritet që sa më shpejt të jetë e mundur ta marrë Lotusin edhe zyrtarisht.