KOSOVA U20 (M)

Foto: FBK
Kosova U20 (M) mposhtë Shqipërinë, fitorja e dytë me radhë
13 July, 2025 @15:17
Sot djemtë e Kosovës U20 kanë shënuar fitoren e dytë radhazi në FIBA U20 EuroBasket, që po mbahet në Armeni. Kujtojmë që ndeshjen e parë djemtë e drejtuar nga Andin Rashica e fituan ndaj Suedisë U20.
Kosova U20 sot e mposhti Shqipërinë me rezultat 57-78 (13:11, 21:21, 9:21, 14:25), në një takim ku dallimi u bë në çerekun e tretë, të cilin Kosova U20 e fitoi bindshëm 9-21 dhe i hapi rrugë vetes për fitore.
Erolt Rrahmani me 23 pikë e tetë kërcime, Jon Ismajli me 16 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, Arlind Konjuhi me 15 pikë dhe Rron Dahsyla me 14 pikë ishin më të mirët te Kosova sot.
Kosova dy ndeshjet e fundit në fazën grupore i zhvillon ndaj Hungarisë (15 korrik) dhe Turqisë (16 korrik), dy përfaqësuese tejet cilësore.