HENDBOLL
Kosova U20 mposht Sllovakinë, përfundon e shtata
29 July, 2018 @22:41
Pas humbjes nga Turqia, Kosova U20 në hendboll e ka fituar duelin ndaj Sllovakisë, duke e mbyllur kështu Kampionatin Evropian, Divizioni B, për grupmoshat U20 në vendin e shtatë.
Kosova U20 takimin e sotëm e mbylli me fitore 27:26, për ta përfunduar kështu aventurën në Kampionatin e zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi me fitore.
Duke marrë parasysh nivelin e kundërshtarëve dhe faktin që u zhvilluan gjithsej 7 ndeshje për 9 ditë, rezultati i Kosovës në këtë kampionat shihet si mjaft pozitiv.