GRAPELAND - KERASAN

Lideri vazhdon pa humbje, Zekiqi shkëlqen me triple-double
23 January, 2025 @21:22
Lideri i Ligës së Parë, Grapeland, në ndeshjen e parë të stinorit pranveror e mposhti Kerasanin me rezultat 101-66.
Grapeland dominoi ndeshjen nga fillimi e deri në fund.
Burim Zekiqi në ndeshjen e parë me skuadrën nga Rahoveci luajti me shifrat magjike triple-double prej 13 pikëve, 11 asistimeve e 10 kërcimeve.
Te Grapeland u veçuan edhe Bardhi Rexha me 31 pikë, 6 kërcime e 4 asistime dhe Kujtim Ujkani me 17 pikë e 7 kërcime.
Te Kerasani me pikë dyshifrore luajtën vetëm Elis Kullashi dhe Olti Sallabegolli me nga 11 pikë secili.
Grapeland me 8 fitore e 0 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Kerasani me 3 fitore e 5 humbje në pozitën e pestë.