XHUDO
Loriana Kuka e argjendtë në Tel Aviv
26 January, 2019 @16:33
Një kokë më e gjatë ishte sllovenja sesa Loriana Kuka. Një dënim e mori sllovenja dhe 4 minutat nuk mjaftuan për të përcaktuar medalisten e artë.
Dueli shkoi në Golden Score, kohë shtesë për të marë pikë, ku edhe Kuka mori një dënim për pasivitet.
Por 3:24 para fundit, Karla Apotekar fitoi ndeshjen duke e rrëzuar Lorianën që e kishte tepër vështirë sot për shkak të gjatësisë së madhe të sllovenes.
Loriana u mposht në finale nga sllovenja Klara Apotekar, për ta përfunduar kështu garën e saj në kategorinë deri në 78 klogramë në vendin e dytë.
Kjo ishte medalja e dytë e Kosovës në këtë Grand Prix, me Majlinda Kelmendin që dy ditë më parë u stolis me të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë.