NGA FEDERATA E SKIJIMIT
FSK informon, dy të rinj i kap orteku
26 January, 2019 @16:17
Federata Skitare e Kosovës ka lëshuar një njoftim pak më parë ku ka bërë të ditur se në vendin e quajtur Folea e Shqiponjës në QS Brezovicë dy të rinjë janë kapur nga orteku.
Njëri nga të rinjtë është bërë i ditur që është gjallë, ndërsa për tjetrin nuk dihet gjendja shëndetësore, shkruan njoftimi i FSK-së.
Ndër të tjera, FSK ka apeluar që të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar nga reshjet e fundit të borës.
Në ndërkohë, Ilir Morina drejtor i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.