XHUDO
Grand Prix Tel Aviv, xhudistet e Kosovës në akcion
23 January, 2019 @19:16
Nesër fillon Grand Prixi i parë i vitit 2019 në sportin e xhudos.
Grand Prixi i parë i vitit zhvillohet në Tel Aviv mes datave 24 dhe 26 janar, ndërsa si zakonisht, pjesëmarrëse në këtë turne do të ketë edhe xhudiste nga Kosova.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë nesër (24 janar) ndeshet Majlinda Kelmendi, kurse pasnesër (25 janar) në kategorinë deri në 78 kilogramë garon Loriana Kuka, duke qenë kështu dy xhudistet e vetme nga Kosova në këtë garë.
Siç dihet, viti 2018 ishte një nga vitet më të sukesshme të Kosovës në sportin e xhudos, ndërsa shpresojmë që sukseset tona në këtë sport të vazhdojnë edhe këtë vit, duke filluar që nga nesër!