AUSTRALIAN OPEN - QUARTER FINALS
Ëndrra greke arrin gjysmëfinalen
22 January, 2019 @13:07
Tenisti 20 vjeçar grek, Stefanos Tsitsipas po vazhdon rrugëtimin historik në Australian Open.
Ai sot mposhti edhe kundërshtarin çerekfinal, Roberto Bautista Agut, për të siguruar një vend në katërshen më të mirë të Grand Slamit të parë të vitit.
Me fitoren e sotme prej 3-1 ndaj spanjollit Agut, Tsitsipas është bërë tenisti më i ri që ka arritur gjysmëfinalen në Australian Open në 16 vitet e fundit, gjë të cilën e kishte bërë Andy Roddick në 2003.
“Thashë që qëllimi im këtë vit është gjysmëfinalja e një Grand Slami. Mendova më pas, budallaki, por jo, tashmë kjo është reale - sapo ndodhi,” ka thënë greku i ri pas fitores së sotme.