AUSTRALIAN OPEN 2019 - ROUND II
Bie ish kampioni, pas duelit epik
17 January, 2019 @13:06
Ndeshje titanike është zhvilluar sot në Melbourne ku kanadezi Milos Raonic ka arritur që pas katër seteve të eliminojë ish kampionin e Australian Open, zviceranin Stan Wawrinka.
Çdo set shkoi në tie-break, pasi që dueli nuk kishte gjasa të gjente fituesin më heret për shkak të tenistëve që treguan performancë të jashtëzakonshme në këtë përballje.
“Vështirë është të përshkruash këtë ndeshje. Dukej se katër orë kalonin brenda 15 minutave. Në këtë nxehtësi, tre nga katër tie-break më takuan mua. Lehtë do të mund të përfundonin edhe në favor të Stanit,” ka thënë Raonic pas fitores.