AUSTRALIAN OPEN 2019 - ROUND II
Dy herë në tie-break, për 3-0
16 January, 2019 @9:30
Roger Federer ka kaluar edhe raundin e dytë të Australian Open 2019, duke e mposhtur britanikun Dan Evans, 3-0 në sete.
Evans është treguar garues luftarak, duke çuar dy prej këtyre tre seteve në tie-break, të cilat në fund i takuan Federerit.
Pas fitores ndaj Denis Istominit në raundin e parë, Federer ka përjetuar rezistencë më të lartë nga Evans, që po e rindërton karrierën e tij, pasi që mungoi një vjet prej terreneve për shkak të suspendimit për marrje dopingu.