AUSTRALIAN OPEN - ROUND I
Pa telashe për mbretin Federer
14 January, 2019 @14:58
Roger Federer ka kaluar lehtë pengesën e parë në Australian Open 2019 duke shënuar fitore në tre sete radhazi 3-0, ndaj uzbekut Denis Istomin.
Istomin u mundua në setin e dytë dhe të tretë për të bërë diçka më shumë, por thjesht ishte i pafuqishëm ndaj Federerit që u tregua si mal i pakalueshëm për te.
Me fitore, Federeri në raundin e dytë të Australian Open do të ketë punë me Dan Evansin nga Britania e Madhe.