AUSTRALIAN OPEN 2019 - ROUND I
Murray eliminohet në raundin e parë
14 January, 2019 @14:19
Përkundër performancën së tij të lartë të treguar në duel me aftësi të limituar fizike, Andy Murray nuk ka arritur të kalojë Roberto Bautista Agutin në xhiron e parë të Australian Open 2019.
Murray u mposht pas pesë seteve të zhvilluara, me luftë të jashtëzakonshme ku arriti që disavantazhin 2-0 në sete ta balancojë në 2-2, ndërsa atë të fundit e humbi 6-2.
Lëndimi ishte shkaktari kryesor për eliminimin e Murrayt, që para fillimit të Grand Slamit paralajmëroi se ky mund të jetë turneu i tij i fundit që merr pjesë.
“Atmosfera ka qenë e pabesueshme, ju falemnderit shumë të gjithëve që keni qenë sonte këtu. Sinqerisht, ka qenë kënaqësi të luash tenis në një vend si ky. Ndoshta, do të shihemi përsëri, do të kem një operim të rëndë që nuk garanton kthimin tim në formë,” ka thënë Murray pas ndeshjes, duke dhënë shpresa, “Por, do të mundohem.”
Në anën tjetër, Bautista Agut që arriti të këndellet në setin e fundit dhe të fitojë qetë duelin në set të pestë, në raundin e dytë të Australian Open 2019 do të ndeshet me John Millmanin.