AUSTRALIAN OPEN 2019 - ROUND II
Tie-break në setin e pestë, për kualifikim
17 January, 2019 @14:23
Bartësi i tetë i turneut Australian Open 2019, Kei Nishikori, është dashur të shkojë deri në tie-break të setit të fundit për të siguruar raundin e tretë të garës.
Ka qenë kroati Ivo Karlovic që ia ka bërë ‘zhgëndërr’ ditën japonezit, duke u rikthyer në setin e tretë dhe të katërt për të barazuar duelin në 2-2.
Nishikori shpreson që lodhja prej duelit 3 orësh e 48 minutësh sot t’i kalojë me Philipp Kohlschreiberin ose Joao Sousan në xhiron e radhës, për të qenë më i pushuar para duelit çerekfinal, nëse s’ndodh befasia.