AUSTRALIAN OPEN 2019 - ROUND III
Eliminon mbrojtësen e titullit
18 January, 2019 @11:39
Tenistja ruse Maria Sharapova ka arritur të tregojë një performancë dominuese në përballje ndaj kampiones aktuale të Australian Open.
Me 2-1 në sete, Sharapova ka mposhtur Caroline Wozniackin në Rod Laver Arena për të arritur në një të tetën e finales së garës dhe për të mbajtur gjallë shpresat për një rikthim maestral në skenë në moshën 31 vjeçare.
Pesë herë fituese e Grand Slameve, Sharapova, që turneun e fundit të madh e ka fituar në vitin 2014 [French Open/Roland Garros] ka goditur 37 topa fitues ndaj 10 të kundërshtares.
Sharapova në raundin e radhës të Australian Open 2019 do të ndeshet me shpresën australiane Ashleigh Barty.