AUSTRALIAN OPEN 2019 - ROUND III
Ndeshja jubilare, arrin 1/8 e finales
18 January, 2019 @11:26
Roger Federer ka bërë edhe një hap drejt mbrojtjes së titullit në Australian Open, duke kaluar amerikanin Taylor Fritz në raundin e tretë të garës sot.
Për 88 minuta Federer ka shkuar në 3-0 në Rod Laver Arena për të arritur një të tetën e finales, në 16-shen përfundimtare të Australian Open 2019.
“Dëshiroja të dilja shpejt nga blloku, duke ditur aftësinë e Taylorit dhe serviset e tij. Më është dashur të fokusohem shumë për fillim të mirë të ndeshjes,” ka thënë 37 vjeçari që sot zhvilloi ndeshjen e 100-të në Australian Open.
Në të tetën e finales Federer do të ndeshet me grekun Stefanos Tsitsipas, që është bartësi i 15-të në turne.