AUSTRALIAN OPEN 2019 - ROUND III
Furia spanjolle vazhdon
18 January, 2019 @11:46
Shtatëmbëdhjetë herë fituesi i Grand Slameve, Rafael Nadal, pa shumë telashe ka arritur të kalojë pengesën e raundit të tretë të Australian Openit.
Për 2 orë e 22 minuta me 3-0 në sete, Nadal ka eliminuar australianin e ri Alex de Minaur, që përkundër mundit, nuk arriti t’i bëj asgjë supermenit spanjoll të tenisit.
Rafa gjithashtu ka regjistruar fitoren e 250-të në Grand Slame me këtë fitore, ndërsa në të tetën e finales së Australian Open 2019 do të përballet me Tomas Berdychin.