AUSTRALIAN OPEN 2019 - TOP 16
Bie kampioni edhe te meshkujt
20 January, 2019 @13:07
Pas eliminit të kampiones në kategorinë e femrave Caroline Wozniacki, ka rënë edhe kampioni aktual te meshkujt në Australian Open.
Zvicerani Roger Federer nuk ka arritur t’i bëj ballë grekut Stefanos Tsitsipas nga i cili u mposht 3-1 me sete.
20 vjeçari grek ka arritur të bëj befasinë më të madhe deri tash në Australian Open 2019, duke arritur çerekfinalen e parë të tij Grand Slam.
Federer, gjashtë herë kampioni i Australin Open, vetëm dy herë nuk ka arritur të arrijë çerekfinalen në 16 vitet e fundit të garës.
Tsitsipas do të luajë ndaj Roberto Bautista Agutit në çerekfinale, që më parë mposhti Marin Cilicin në 5 sete, 3-2, për të arritur gjithashtu çerekfinalen e parë në një Grand Slam.
HE'S DONE IT!!!
— Eurosport UK (@Eurosport_UK) January 20, 2019
It's the match of the tournament and 20-year-old @StefTsitsipas has knocked defending champion @rogerfederer out of the #AusOpen
'One of the biggest upsets in recent times' pic.twitter.com/VqOtNjS0uG