AUSTRALIAN OPEN - TOP 16
Mposht Medvedevin për çerekfinale
21 January, 2019 @16:44
Tenisti serb Novak Djokovic ka arritur të kalojë pengesën e një të tetës së finales në Australian Open, duke e mposhtur sot Daniil Medvedevin 3-1 në sete.
Kjo është çerekfinalja e dhjetë për Djokovicin që ka bërë edhe një hap tjetër në kërkim të titullit të shtatë në Melbourne.
Djokovic në çerekfinale do të ketë punë me japonezin Kei Nishikori. Për bartësin e parë të turneut, përfundimi i ndeshjes së sotme i zgjati 3 orë e 15 minuta.