AUSTRALIAN OPEN 2019 - TOP 16
Raonic eliminon bartësin e katërt
21 January, 2019 @13:19
Tenisti kanadez Milos Raonic ka eliminuar bartësin e katërt të turneut Australian Open 2019 Alex Zverev për të arritur çerekfinalet e garës.
Me 3-0 në sete Raonic ka treguar dominim në lojën e tij, duke mos e lënë Zverevin fare të bëj lojën.
Raonic [bartës i 16 i turneut] në çerekfinale do të ketë punë me francezin Lucas Pouille, për në gjysmëfinale.