Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN - QUARTER FINALS

Nishikori ‘dorëzohet’, Djokovic në gjysmëfinale

Foto: BBC

Nishikori ‘dorëzohet’, Djokovic në gjysmëfinale


23 January, 2019 @11:05

Një ndeshje që po shkonte drejt fitores së lehtë për Novak Djokovic, u mbyll edhe më herët se që duhej.

Japonezi Kei Nishikori pësoi një lëndim dhe u detyrua ta dorëzojë ndeshjen pak pa përfunduar seti i dytë, duke bërë kështu që Djokovic ‘pa lodhje’ të kalojë në gjysmëfinale të Australian Open.

Një 3-0 e shpejtë për 10 minuta, i dha epërsi të konsiderueshme me të filluar seti i parë Djokovicit, e më pas gjithçka po shkonte rrjedhshëm për numrin 1 të Botës. Seti i parë u mbyll 6-1, ndërsa kur rezultati brenda setit të dytë ishte 4-1, Nishikori u dorëzua për shkak të lëndimit dhe ndeshja u mbyll me Djokovicin triumfues.

Në gjysmëfinale Djokovic do të ndeshet me francezin Lucas Pouille, kurse në gjysmëfinalen tjetër (nesër në ora 09:30), Rafael Nadal do të përballet me teniserin grek Stefanos Tsitsipas.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis