AUS OPEN / SEMI FINALS
Nole, lehtësisht në finale
25 January, 2019 @11:11
Sikur Rafa Nadal dje, edhe Novak Djokovic nuk hasi në shumë probleme në gjysmëfinalen e sotme të Aus Open ndaj francezit Lucas Pouille.
Gjithçka ishte e lehtë për Nolen, i cili e nisi me një 6-0 të shpejtë për 23 minuta, e më pas dy setët e fundit i fitoi me rezultat 6-2, 6-2, për ta arritur kështu finalen e Australian Open.
Sa i përket gabimeve, kjo ishte një prej gjysmëfinaleve në të cilat Nole ka bërë më së paku gabime në karrierë, vetëm 5.
Numri 1 i Botës në finale do të ndeshet mëngjesin e së dielës ndaj spanjollit Rafael Nadal, duel ky që pritet të jetë mjaft interesant.
Në rast të fitores në finale, për Djokovicin do të ishte Grand Slam-i i 15 i fituar në karrrierë, kurse për Nadalin i 18-ti.