PRURJE E RE PËR KOSOVËN
Loriana lë Zvicrën për Kosovën
17 September, 2016 @15:28
Xhudistja e re, Loriana Kuka, që deri më tash ka garuar për Zvicrën në xhudo, tash e tutje do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës.
Njoftimin e ka bërë të ditur trajneri i Kosovës, Driton Kuka, përmes një njoftimi në Facebook.
“Ajo po përfaqëson Zvicrën aktualisht në Kampionat Europian, ndërsa prej muajit të ardhshëm vjen në Kosovë për të vazhduar me shtetin e familjes së saj. Jemi në procedurë të marrjes së shtetësisë. Krenar me mbesën time!” ka shkruar Kuka sot.
Loriana aktualisht ka arritur në gjysmëfinale të europianit dhe po lufton për medalje të bronztë.
Foto: Loriana Kuka në stërvitje/ Emmeric Le Person, Facebook
INFOPLUS:
Loriana Kuka është e lindur më 5 prill të vitit 1997 dhe është aktualisht 19 vjeçare. | |||
Ajo garon në kategorinë nën 70 kilogramë. |