XHUDO
Majlinda e bronztë në Hungari
26 April, 2013 @0:52
Xhudistja kosovare e cila është e para në renditjen botërore të IJF-së, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të senioreve në xhudo të mbajtur në Budapesht të Hungarisë.
Kosovarja Kelmendi, befasisht u mposht në xhiron e tretë nga italianja, Odete Giufrida, para se të kalojë xhiron e parë pa luftë dhe në të dytën të mposhtë Suzana Pawlikowskan nga Polonia.
Mirëpo, ajo në luftërat tjera (jashtë mundësive për medaljen e artë) mposhti Barbara Marosin nga Hungaria, pastaj Maria Kraehin nga Gjermania - për të arritur te medalja e bronztë.