HENDBOLL
EHF-ja shuplakë Serbisë
22 April, 2013 @20:22
Pas reagimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) në Federatën Europiane të Hendbollit (EHF)për shkak se Federata Serbe (RSS) kishte planifikuar që të organizojë Final Fourin e garave të Kupës së Serbisë në territorin e Kosovës, saktësisht në Zubin Potok - EHF-ja e ka ndaluar atë duke ia tërhequr vërejtjen.
Kështu ka bërë të ditur sot FHK-ja në faqen zyrtare të saj, ku njofton për marrjen e letrës nga EHF-ja, të cilën këta të fundit ia kishin dërguar RSS-së.
Aty ceket se sipas Statutit të EHF-së, për organizimin e ndeshjeve në territor të anëtarit tjetër duhet të mirret leje nga anëtari përkatës dhe miratimi nga EHF-ja.
Federata kosovar e hendbollit është e pranuar me të drejtra jo të plota në arenën ndërkombëtare, ku lejohen vetëm ekipet të marrin pjesë, por jo edhe shteti ynë.