KOK

Majlinda Kelmendi jep dorëheqje nga kandidatura për Bordin Ekzekutiv të KOK-ut
25 March, 2021 @21:05
Kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi, nuk do të jetë pjesë e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ajo dha dorëheqje nga kandidatura pak para se të votohej si anëtare e komisionit të sportistëve në Bordin Ekzekutiv të KOK-ut.
“Unë personalisht jap dorëheqje nga kandidatura si anëtare e Bordit për shkak të angazhimeve të shumta që i kam, garave të shumta që i kam dhe normës olimpike,” tha Majlinda gjatë Kuvendit Zgjedhor të KOK-ut, duke e arsyetuar dorëheqjen e saj.
Pas dorëheqjes së Majlindës, nga anëtarët e komisionit të sportistëve për anëtar të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut u votua me aklamacion vetëm kandidati Musa Hajdari, i cili edhe u zgjedhë unanimisht nga delegatët që ishin prezentë.
Para kësaj, KOK votoi edhe kryetarin e ri, ku u zgjedhë kandidati nga Federata e Karatesë, Ismet Krasniqi, duke e mposhtur në garë Besim Hasanin dhe Linda Shalën.