Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAJLINDA

Me mend në Rio

REUTERS/Hazir Reka

Me mend në Rio


18 June, 2015 @12:35

Në emisionin e amerikanes CNN, sportistja më e mirë e Kosovës, Majlinda Kelmendi, që njëkohësisht është edhe kampione e dyfishtë botërore në xhudo, ka thënë ndër të tjera se që tash është e koncentruar në Lojërat Olimpike në Rio 2016 të Brazilit. 

“E kam ëndërruar një kohë të gjatë të përfaqësojë Kosovën në LO dhe tashmë kjo po realizohet. Do të jetë nder dhe kënaqësi për mua që për një ditë ose dy t’i bëj kosovarët që të gëzohen e kënaqen, duke i harruar problemet e shumta që i kanë,” ka thënë Kelmendi. 

Ajo, nuk është duke u paraqitur në Lojërat Europiane Baku 2015 për shkak të operimit në këmbë, ndërsa ka mbajtur flamurin e Kosovës në hapje të këtyre garave. 

“Human to Hero” emision special i CNN-it për heronjtë e ndryshmë në rruzull ka bërë bujë të madhe në mbarë botën. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera