Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPANJA '13

Më të mirët e hendbollit!

Mikkel Hansen (me top) duke shutuar në finale ndaj Spanjës/REUTERS/Gustau Nacarino

Më të mirët e hendbollit!


28 January, 2013 @10:15

Pas triumfit të spanjollëve në Kampionatin Botëror, janë bërë publike edhe emrat e individëvë më të mirë të kampionatit, që përfundoi mbrëmë në pallatin Sant Jordi të Barcelonës. 

Lojtari më i vlefshëm i turneut, MVP, u zgjodh danezi Mikkel Hansen i cili udhëhoqi Danimarkën deri në finale, derisa edhe golashënuesi më i mirë erdhi nga shteti skandinav, Anders Aggert, i Danimarkës e morri këtë çmim. 

Sa i përket ekipit më të mirë të turneut, shtatëshja magjike përbëhet prej këtyre lojtarëve: 

Niklas Landin (DAN), Timur Dibiroz (RUS), Alberto Entrerrios (SPA), Domagoj Duvnjak (KRO), Laszli Nagy (HUN), Hans Linderg (DAN) dhe Julen Aguinagalde (SPA). 

Kampionati i ardhshëm botëror i hendbollit është paracaktuar të mbahet në vendin që gjithnjë e më shumë po favorizohet për organizime të tilla. Sikurse në futboll, edhe hendbollin e fitoi - Katari, ku Kampionati i XXIV Botëror do të mbahet në vendin e pasur aziatik. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera