OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Medalja e parë për Zelandën e Re
22 February, 2018 @15:49
Nico Porteous nga Zelanda e Re, ka siguruar medaljen e parë për vendin e tij në këtë Olimpiadë. Ai këtë sukses e arriti në garën atraktive të halfpipe në skijim të lirë, ku me paraqitjen e tij në rundin e dytë siguroi 94.80 pikë.
Porteous mbeti mbrapa amerikanëve David Wise e Alex Ferreira të cilët siguruan medaljen e argjendtë dhe të bronztë. Kampioni nga Sochi, Wise pas dy rundeve të para me 17.00 e 6.40 pikë, shkëlqeu në rundin e tretë duke marr 97.20 pikë. Ferreira në dy rundet e para kishte pasur 92.60 e 96.00 pikë, por rezultati i tij më i mirë që erdhi në rundin e tretë, 96.40, nuk mjaftoi për të artën.
Garat në skijim të lirë mbarojnë të premten në ora 2 kur nis ski-krosi i femrave.