Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Medvedev s’lejon befasi, shkon në finale të Australian Open

Foto: Australian Open

Medvedev s’lejon befasi, shkon në finale të Australian Open


28 January, 2022 @12:21

Pas Rafael Nadalit, finalisti i dytë i Australian Open 2022 te meshkujt është Daniil Medvedev.

Rusi Medvedev triumfoi sot 3-1 (7-6, 4-6, 6-4, 6-1) ndaj grekut Stefanos Tsitsipas në gjysmëfinale, për të kaluar kështu në finale të garës.

Në finalen e së dielës, Medvedev do të përballet me spanjoll Rafael Nadal, i cili sot shkoi në finale pasi e mposhti italianin Matteo Berrettini.

Finalja e së dielës do të jetë “përsëritje” e US Open 2019, ku gjithashtu këta dy tenistë luajtën për epitetin e më të mirit.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis