Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITON KUKA

“Ndër ditët më të bukura të jetës”

Përshëndetja e medalisteve sot nga Doha/ Foto: DritonKuka/fb

“Ndër ditët më të bukura të jetës”


11 January, 2021 @18:00

Kështu e ka përshkruar trajneri triumfues olimpik, Driton Kuka, ditën e sotme, ku të trija xhudistet e Kosovës që i stërvit ai kanë fituar medalje në turneun World Masters në Doha të Katarit.

Distria Krasniqi mori medaljen e artë, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kapën të bronztat, secila në kategorinë e vetë, për ta bërë trajnerin jashtëzakonisht të lumtur.

“Tri copa n’mazë! Ndër ditët më të bukura të jetës sime sportive si trajner! Treshja e çmendur ju përshëndet nga Doha,” ka shkruar në postimin e tij në Facebook, Kuka.

Por TopSporti.com do të kishte përmirësuar këtu Kukën: “Trajner, jo treshja, por katërshja e çmendur.”


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera