NORA GJAKOVA
Në Tbilisi e argjendtë
25 March, 2016 @20:58
Në Grand Prix të Tbilisit të Gjeorgjisë sot, xhudistja në ngritje e Kosovës, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e argjendtë.
Ajo tashmë ka arritur kuotën e 180 pikëve olimpike dhe me këtë ka treguar se do të jetë arrë e fortë për kundërshtaret në kategorinë e saj në Olimpiadën Verore Rio 2016.