RIO 2013
Nora Gjakova në çerekfinale
28 August, 2013 @19:09
Xhudistja tjetër që jep shpresa, Nora Gjakova, aktualisht ka arritur që të hyjë në mesin e tetë xhudisteve më të mira në botë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Gjakova e cila shtë duke debutuar në një garë kaq të madhe ka arritur të eliminojë Melissa Rodriguezin nga Argjentina, pastaj Telma Monteiron nga Portugalia, ndërsa në luftën për arritje në çerekfinale ajo ka mposhtur holandezen Carla Grol.
Gjakova në çerekfinale do të ketë kundërshtare brazilianen Rafaela Silva. Vetë arritja e Gjakovës në çerekfinale është super sukses i saj, që duhet çmuar jashtëzakonisht.