RIO 2013
Suksese, Majlindë!
23 August, 2013 @12:54
Jo vetëm xhudistja, por edhe sportistja më e mirë e Kosovës në vitet e fundit, Majlinda Kelmendi, prej të hënës do të merr pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos që mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.
Njëra ndër garat më të mëdha të botës në xhudo, do t’i ketë dy garuese nga Kosova si pjesëmarrëse, pasi që përveç Majlindës aty do të merr pjesë edhe e talentuara tjetër kosovare, Nora Gjakova.
Kelmendi do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë, derisa Gjakova në atë deri në 58 kilogramëshe. Majlinda asnjëherë nuk ka fituar medalje në Kampionate Botërore të këtij tipi dhe pas formës së mirë të treguar gjatë vitit, kësaj radhe e tërë Kosova pret më shumë nga ajo.