Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARTOLI

Lamtumira befasuese

REUTERS

Lamtumira befasuese


15 August, 2013 @11:13

Pas humbjes në raundin e dytë të Western & Southern Open, nga rumunja Simona Hapel, françezja në konferencën për shtyp pas ndeshjes i tha gazetarëve: “Nuk po mundem më.” - duke i lënë të habitur të gjithë. 

Vaji e kaploi Bartolin, e cila vetëm gjashtë javë më parë fitoi Wimbledonin duke e mposhtur Sabine Lisickin nga Gjermania, pas këtyre fjalëve. 

“Asnjëherë nuk është lehtë, ndoshta edhe asnjëherë nuk duhet thënë, sidoqoftë, kjo ishte ndeshja ime e fundit në karrierë,” tha Bartoli me lot në sy. 

Wimbledoni i fituar javë më parë ka qenë titulli i parë dhe i vetëm për françezen 28 vjeçare në tenis. Ajo është akualisht teniserja e shtatë më e mirë në botë sipas renditjes botërore ATP. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis