Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS

Pas 10 vitesh ngrisin Kupën

Foto: FHK

Pas 10 vitesh ngrisin Kupën


6 May, 2019 @10:50

Kastrioti i Ferizajt është fitues i Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin 2018\19.

Skuadra ferizajase ka mposhtur Prishtinën në finale me rezultat 28:27. Ndeshja finale ishte shumë e fortë dhe dramatike, ndërsa u luajt të dielen mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet para rreth 1500 shikuesve.

Tifozët e hendbollit ishin dëshmitarë të një ndeshje shumë të fortë e poashtu shumë dramatike. Vetëm në aksionet e fundit është caktuar fituesi. Dhe ai është Kastrioti i Ferizajt.

KH Kastrioti

Kastrioti ka fituar Kupën e parë pas plot dhjetë vitesh. Për herë të fundit trofeut të çmueshëm i ishte gëzuar në vitin 2009.

Në pesë vitet e fundit Kupa është fituar nga Besa Famgas që u mposht të shtunën nga ferizajasit. Njëjtë si ndeshja me Besën edhe ajo me Prishtinën ishte cilësore.

Në minutën e fundit, kur rezultati ishte 27:26 Prishtina dështoi në sulm. Portieri Arbër Curri shënoi nga porta për 28:26, ndërsa fare në fund Prishtina shënoi për 28:27.

Kastrioti vs Prishtina

Pra ndeshja ishte e hapur deri në fund, ndonëse Kastrioti në pjesën e dytë ishte vazhdimisht në epërsi. Por skuadra e Taib Kabashit nuk u dorëzua deri në fund dhe e kishte rastin për të barazuar, që e lëshoi. Djelmoshat e Verim Zherkës kështu kanë fituar trofeun e parë të edicionit dhe pritet të zhvillojnë luftë të fortë edhe për titull të kampionit. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 15:12 për Kastriotin.

Kastrioti që luajti pa Terziqin e suspenduar, për lojtar më efikas e kishte Lulzim Shabanin me 7 gola. Me gola kontribuan edhe lojtarët tjerë, por mbrojtja e bëri dallimin. Në krye të detyrës ishte portieri Arbër Curri e poashtu Rron Ramadani, Petrit Prekazi, Beni Syla, Pamphile Bassomben e të tjerët.

Te Prishtina më efikasët ishin Oltion Beshiri e Albi Gjuka, që e mbajti në lojë skuadrën në momentet vendimtare. Të dy shënuan nga 6 gola.



i:

Prishtina – Kastrioti 27:28 (12:15)

Prishtina: Armir Agushi, Flakrim Beqiraj, Enis Kuleta, Kreshnik Krasniqi 2, Atdhe Basholli, Besian Abazi, Agon Bajqinovci 5, Lindrit Fetahu 4, Ylli Visoka 3, Etrit Hoxha, Fatlum Batatina, Melos Shahini, Oltion Beshiri 6, Albi Gjuka 6, Kushtrim Kastrati 1, Mërgim Ademi

Kastrioti: Arbër Curri 1, Korab Syla, Beni Sula 3, Vlerson Zherka 4, Arben Dugolli 3, Petrit Prekazi 1, Lulzim Shabani 7, Rron Ramadani 2, Dardan Dugolli, Aldi Rudari, Festim Mustafa, Liridon Esati, Pamphile Bassomben 6, Pece Rajatoski 1, Besnik Bytyqi

FINALJA E KUPËS TE FEMRAT

Istogu ngrit Kupën e Kosovës

FHK Superliga

Istogu ngrit Kupën e Kosovës

05/05/19 @ 20:55

KAMPION I KOSOVËS

Luboteni kampion i Kosovës

Të tjera

Luboteni kampion i Kosovës

05/05/19 @ 20:46

KAMPIONATI EVROPIAN I KADETËVE

Erza e artë në Rumani

Të tjera

Erza e artë në Rumani

04/05/19 @ 18:38

FINAL FOUR

Prishtina mposht Trepçën, arrin finalen

FHK Superliga

Prishtina mposht Trepçën, arrin finalen

04/05/19 @ 16:06

SUPERLIGA FEMRAT

Drita e pandalshme, përsëri kampione e Kosovës

Të tjera

Drita e pandalshme, përsëri kampione e Kosovës

04/05/19 @ 09:39

DUELI I KATËRT I SERISË

Mund të vendoset kampioni i Kosovës

Të tjera

Mund të vendoset kampioni i Kosovës

04/05/19 @ 09:28

TE FEMRAT DHE MESHKUJT

Duelet e tretë të serisë së finaleve

Të tjera

Duelet e tretë të serisë së finaleve

29/04/19 @ 11:06

AUTO SPORTS

Drag Race 2019 në Sllatinë

Të tjera

Drag Race 2019 në Sllatinë

26/04/19 @ 15:57

PLAYOFF FINALS WOMEN

Vajzat e Dritës bindshëm nisin finalen

Të tjera

Vajzat e Dritës bindshëm nisin finalen

24/04/19 @ 21:34

AUTO SPORTS

Milosevska & Canolli fitojnë në Prizren

Të tjera

Milosevska & Canolli fitojnë në Prizren

23/04/19 @ 17:56

EUROPEAN-CUP

Besa pret fituesin e Besiktas-Donbas

FHK Superliga

Besa pret fituesin e Besiktas-Donbas

18/07/23 @ 16:46

PËSOJNË THELLË

Pas humbjes së thellë nga Finlanda, Kosova luan për renditje në evropian

FHK Superliga

Pas humbjes së thellë nga Finlanda, Kosova luan për renditje në evropian

14/07/23 @ 11:15

EVROPIANI NË PRISHTINË

Kosova mposht Britaninë, mbanë shpresat për kualifikim

FHK Superliga

Kosova mposht Britaninë, mbanë shpresat për kualifikim

10/07/23 @ 21:51

EVROPIANI NË PRISHTINË

Nesër në Prishtinë, nis evropiani i vajzave

FHK Superliga

Nesër në Prishtinë, nis evropiani i vajzave

07/07/23 @ 14:45

VRESHTARËT KALOJNË NË NIVEL TJETËR

Rahoveci ngrit cilësinë me trajner dhe lojtarët plot përvojë

Transfere/FHK Superliga

Rahoveci ngrit cilësinë me trajner dhe lojtarët plot përvojë

26/06/23 @ 11:12

FINALJA E PLAYOFFIT

Besa Famgas kamp10n rresht

FHK Superliga

Besa Famgas kamp10n rresht

26/05/23 @ 11:17

SERIA FINALE

Besa fiton ndeshjen e parë ndaj Trepçës

FHK Superliga

Besa fiton ndeshjen e parë ndaj Trepçës

21/05/23 @ 05:34

VIDEO NGA FINALJA

Drama e penalltive, që ia solli fitoren KH Trepçës në finale të Kupës

FHK Superliga

Drama e penalltive, që ia solli fitoren KH Trepçës në finale të Kupës

08/05/23 @ 17:18

PAS 21 VITESH KH TREPÇA FITON KUPËN

Pas 21 vitesh, KH Trepça në dramë të finales fiton Kupën

FHK Superliga

Pas 21 vitesh, KH Trepça në dramë të finales fiton Kupën

08/05/23 @ 09:29

SHORTI PËR VAJZAT

Kosova në grup shumë të vështirë

FHK Superliga

Kosova në grup shumë të vështirë

20/04/23 @ 18:19


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga