Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

Peja kampione e Kosovës


22 April, 2018 @21:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve sot, për të marrë titullin e tretë të kampionit të Kosovës në histori të klubit.

Seria finale kishte nisur në Prishtinë, ku kishin fituar pejanët. E më pas, derisa mendohej që trofeu i Kupës do të ngritej në Karagaç, befasoi Prishtina, për të çuar serinë në ndeshjen finale, të tretë.

Sot, Peja u tregua më e koncentruar në setin e fundit, për të fituar ndeshjen e tretë finale dhe për të ngritur trofeun e kampionit të Kosovës në palestrën kundërshtare.

Rezultati sipas seteve i ndeshjes së sotme kishte këtë rrjedhë: 25-23, 13-25, 15-25, 25-23 dhe 9-15, që e bëri ndeshjen 2-3 me sete për Pejën dhe në total, 1-2 për Pejën në serinë finale.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera