Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2020

Për herë të parë nga LIIB, s’do të ketë Wimbledon

Foto: wimbledon.com

Për herë të parë nga LIIB, s’do të ketë Wimbledon


1 April, 2020 @18:14

Para pak çastesh edhe turneu më i madh në botën e tenisit, Wimbledon, ka bërë të ditur se nuk do të mbahet këtë vit.

Kështu, për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, Wimbledon do të pushojë, kjo për shkak të epidemisë që ka kapluar botën, coronavirus.

Turneu i paraparë për vitin 2020 nuk do të mbahet, ndërsa janë përcaktuar datat për turneun e vitit tjetër që është paraparë të mbahet prej 28 qershor 2021 deri më 11 korrik 2021.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis