MAJLINDA KELMENDI
Për të katërtën herë radhazi e artë në Paris
11 February, 2017 @18:01
Majlinda Kelmendi e ka bërë përsëri më të mirën.
Ajo është fituese e medaljes së artë për të katërtën herë me radhë në Grand Slam të Parisit në xhudo, kategoria nën 52 kilogramë.
Në finale, Majlinda Kelmendi mposhti japonezen Natsumi Tsunoda me wazari.
Majlinda, në këtë turne ka mbajtur emrin me shkronja të arta në kimono, privilegj ky që i takon kampioneve olimpike.