GRAND SLAM - PARIS 2017
Distria Krasniqi në gjysmëfinale
11 February, 2017 @14:20
Xhudistja e re kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur gjysmëfinalen në Grand Slam të Parisit. Distria që garon në kategori të njejtë me Majlinda Kelmendin, ka mposhtur 2 rivale për të arritur te katërshja më e mirë, pasi që në rrethin e parë nuk kishte rivale.
Në rrethin e dytë Distria mposhti Laetitia Payetin nga Franca, ndërsa në çerekfinale eliminoi rusen e fuqishme, Natalia Kuziutina.