JUDO - PARIS GRAND SLAM
Nesër fillon turneu i Majlindës
10 February, 2017 @10:02
Xhudistet kosovare dhe xhudisti i vetëm kosovar nesër do të jenë prezent në shortin e turneut të rëndësishëm të xhudos, Grand Slam të Parisit.
Majlinda Kelmendi ka fituar këtë turne në tre herat e fundit dhe tash për herë të parë do të shfaqet aty si kampione olimpike.
Nën drejtimin e trajnerit kampion olimpik, Driton Kuka, përveç Majlindës do të jenë edhe Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi.