ST MORITZ
Albin Tahiri i 49-ti në St Moritz
9 February, 2017 @8:44
Skiatori kosovar, Albin Tahiri, që po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Skijimit në Zvicër, në St Moritz, ka përfunduar garën e tij në pozitën e 49-të të renditjes.
I pari ka dalë Kanadezi Erik Guay që përfundoi garën për 1:25.38 sekonda dhe morri medaljen e artë.
Për Tahirin dhe Kosovën, ngjarja ka qenë me rëndësi historike, pasi që ishte debutim për vendin tonë. Tahiri ka përfunduar garën e Super G para kazakut Taras Pimenov dhe izraelitit Nikita Shcherbakovskiy, që me kohë ishin pas tij.
Koha e arritjes së Albinit në cak ka qenë për 1:36.29 sekonda.
Sot zhvillohet gara e lëshimit (downhill) ku Tahiri do të niset i 79-ti me radhë nga 82 garues në total.