GRAND SLAM - PARIS 2017
Privilegji i Majlindës në Paris
11 February, 2017 @13:51
Majlinda Kelmendi do të hyjë në Grand Slamin e Parisit si kampione e trefishtë në këtë garë sot për të mbrojtur këtë titull.
Për më tepër, si kampione olimpike e fundit në kategorinë e saj, Majlinda Kelmendi do të jetë e privilegjuar dhe në kimonot e saja do të ketë emrin e shkruar me shkronja ngjyrë ari.
Konkurrenca është ndër më të vështirat në Grand Slamin e Parisit, ndërsa Majlinda nis garën si bartëse e parë e turneut.