GRAND SLAM - PARIS 2017
Mundësi e bronztë për Norën
11 February, 2017 @14:38
Nora Gjakova nuk ka arritur të shkojë në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris, duke u mposhtur në duelin çerekfinal ndaj francezes Priscilla Gneto.
Sidoqoftë, tash ajo në repechage pret duelin ndaj kubanezes Aliuska Ojeda për të tentuar medaljen e bronztë.
Nëse Nora kalon kubanezen Ojeda, duhet të luftojë me fituesen e repechage tjetër Catherine Beauchemin-Pinard v Rafaela Silva për medalje të bronztë.