AUSTRALIAN OPEN
Përkundër lodhjes, ajo fiton
18 January, 2014 @12:57
Rusja Maria Sharapova ka kaluar në të tetën e finales së Australian Open duke e mposhtur françezen Alize Cornet 2-0 në sete.
Mirëpo, shenjat e lodhjes vërehen te bartësja e tretë e turneut pasi që vetëm në setin e parë luajti lojën e saj.
Seti i dytë ishte vështërsi e madhe për atë dhe arriti ta fitojë vetëm pas tie-breakut ndaj françezes premtuese Cornet.
“S’mund të hyja në ritëm assesi,” ka thënë Sharapova pas fitores dhe kalimit në 16-shen më të mirë në Melbourne.
Ajo do të ndeshet ndaj bartëses së 20-të Dominika Cibulkova në raundin e radhës.