Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Përmbysje fantastike, Medvedev arrin gjysmëfinalen

Foto: Australian Open

Përmbysje fantastike, Medvedev arrin gjysmëfinalen


26 January, 2022 @14:29

Çfarë përmbysje fantastike nga rusi Daniil Medvedev në çerekfinale të Australian Open sot!

Ndonëse ishte në disavantazh 2-0 në sete (6-7, 3-6) ndaj kanadezit Felix Auger-Aliassime, Medvedev nuk u dorëzua dhe përmbysi gjithçka, për ta fituar ndeshjen 3-2 në sete në fund.

Numri 2 i botës së tenisit momentalisht i fitoi 7-6, 7-5 dhe 6-4 tre setet e fundit, për ta fituar kështu përballjen në fjalë dhe për ta arritur gjysmëfinalen e garës.

Kanadezi Auger-Aliassime pati shërbime fantastike sot dhe dukej se po shkonte drejt fitores, por Medvedev e tregoi përvojën e tij kur i duhej më së shumti dhe nuk lejoi befasi.

Në gjysmëfinale Medvedev do të takohet me grekun Stefanos Tsitsipas, i cili sot e eliminoi italianin Sinner. Në gjysmëfinalen tjetër mes vete do të përballen Nadal dhe Berrettini.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis