Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MUNDJE

Roman Vlasov mbron titullin

Roman Vlasov mbron titullin


14 August, 2016 @23:59

Rusi Roman Vlasov ka fituar të artën në kategorinë 75kg në mundje në stilin greko-roman. Dy herë kampioni botëror mbrojti titullin e fituar në Londër pasi në finale mposhti danezin Mark Overgard Madsen me rezultat 5-1.

Të bronztat në këtë kategori shkuan për iranianin Saeid Mourad Abdvali dhe koreano-jugorin Kim Hyun Woo.

Në kategorinë deri në 59kg në po të njëjtin stil, e arta shkoi për kubanezin Ismael Borrero Molina i cili mposhti japonezin Shinobu Ota. Stig-Andre Berge nga Norvegjia dhe Elmurat Tasmuradov nga Uzbekistani fituan të bronztat.

Të hënën në program janë dy kategori tjera nga stili greko-roman, ajo në 85kg dhe me e rënda në 130kg.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera